USHQIME TRADICIONALE SHQIPTARE
TAVE KOSI Tepër e shijshme dhe e ushqyeshme, Tava e Kosit jo më kot renditet në vend të parë si një ndër gatimet tradicionale që ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj. Tipike nga Elbasani, kjo tavë e veçantë, ka fituar edhe çmim të parë në Itali, si gatimi më i mirë mes 26 gatimeve nga shtete të tjera.
JUFKA Të përdorura shumë në Dibër, jufkat janë makarona artizanale të pregatitura vetëm me miell, vezë dhe qumësht. Receta e mëposhtme është tepër e shijshme duke kombinuar mishin e pulës dhe jufkat në një pjatë të vetme. 1 Ziejmë pulën në ujë me kripë në tenxhere me presion për 15 minuta. Më pas e ndajmë ne copa sipas deshires. Në një tavë vendosim makaronat dhe i spërkasim me gjysmën e gjalpit në sipërfaqe. I pjekim në 250°C derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë nga të gjitha anët duke i përzierë herë pas here. Shtojmë lëngun e pulës të kulluar derisa jufkat të mbulohen një gishtë poshtë nivelit të tyre vendosim copat e pulës në sipërfaqe, disa degë trumëz, pjesën tjetër të gjalpit dhe e pjekim për 20-25 minuta, derisa makaronat ta kenë thithur komplet lëngun. Sipas dëshirës mund ti shtoni qepë të skuqura pak në gjalpë, domate, rigon etj.
BYREKU
Gatimi i brumërave mbetet një specialitet më vete i trojeve shqiptare. Çdo vend i Ballkanit i jep këtij gatimi nuanca të rëndësishme të traditës vendase. I tillë është rasti i Shqipërisë që gatimin e byrekut e ka përvetësuar dhe përditësuar mrekullisht. Ne ju sugjerojmë që të provoni byrekun me gjizë i pjekur me mjeshtëri, që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.
|
Comments
Post a Comment